Ballina Kryesore Berisha publikon videon: Shihni çfarë i ndodhi ministrit të Ramës në Mamurras

Berisha publikon videon: Shihni çfarë i ndodhi ministrit të Ramës në Mamurras

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se të rinjtë e FRPD-së kanë “kryqëzuar” ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, teksa ka publikuar një video të këtij të fundit në Mamurras, ku ka qenë për fillimin e punimeve të një ure.

Sipas Berishës dhe denoncuesit, të rinjtë e kanë pyetur Gjiknurin nëse mund ta kalojë urën e shembur 7 muaj ëm parë me këpucët e tij 1500 euro, duke vënë në dukje luksin para mjerimit në këtë fshat.

Statusi i Berishës
Të rinjtë e FRPD Mamurras kryqëzojnë Gjiknurin!
Ata denoncojnë:
Diskriminimin e Veriut në investime dhe pyesin Gjiknurin: A mund të kaloni këtë urë në këmbë me këpucët e tua që kushtojnë 1500 euro?
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e të riut dixhital! sb
“Përshëndetje dr. gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve në Mamurras tek “Ura Drojës” e shembur 7 muaj më parë ku prezent ishte edhe ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri, të rinjtë i kanë kërkuar llogari përse kjo urë nuk është ndërtuar me parë?
Pjesë nga debati: Zoti ministër a mund ta kaloni këtë urë në këmbë me këpucët e tua që kushtojnë 1500 euro njësoj sikur e kemi kaluar ne banorët për shtatë muaj.
Përse Edi Rama dhe ju nuk investoni në veri, keni investuar në bashkinë Tepelenë sa të gjitha investimet në veri, përse kjo urrejtje për Veriun?
(Pastaj nga këtu nis debati me video)”

Të rinjtë e FRPD Mamurras kryqëzojnë Gjiknurin!Ata denoncojne:Diskriminimin e Veriut ne investime dhe pyesin Gjiknurin: A mund te kaloni kete ure ne kembe me kepucet e tua qe kushtojne 1500 euro?Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e te riut dixhital! sb“Pershendetje dr Gjatë inagurimit të nisjes së punimeve në Mamurras tek “Ura Drojës” e shembur 7 muaj më parë ku prezent ishte edhe ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri, të rinjtë i kanë kërkuar llogari përse kjo urë nuk është ndërtuar me parë?Pjesë nga debati: Zoti ministër a mund ta kaloni këtë urë në këmbë me këpucët e tua që kushtojnë 1500euro njësoj sikur e kemi kaluar ne banorët për shtatë muaj.Përse Edi Rama dhe ju nuk investoni në veri, keni investuar në bashkinë Tepelenë sa të gjitha investimet në veri, përse kjo urrejtje për Veriun?(Pastaj nga këtu nis debati me video)”

Posted by Sali Berisha on 19.06.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Po kërkoni punë në administratë, ja pozicionet e lira dhe si të aplikoni