Ballina Kryesore Berisha shpërthen ndaj Ramës: Skënderbuçi i Spiropalit nuk vendosi një tufë lule...

Berisha shpërthen ndaj Ramës: Skënderbuçi i Spiropalit nuk vendosi një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet në rrjetet sociale ndaj pasardhësit të tij Edi Rama.

Përmes një statusi në “Facebook”, Berisha, duke e cilësuar Ramën si “Skënderbuçi i Spiropalit”, thekson se ky i fundit nuk vendosi dje një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut, në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.

Postimi i plotë
Ne Bruksel, ambasada e Skenderbuçit te Spiropalit nuk vendosi dje nje tufe lule tek permendorja e Skenderbeut!

Lexoni mesazhin nga Brukseli te emigrantit dixhital. sb

“Zoti Berisha do ju flisja per nje problem qe vura re sot ne Bruksel prane memorialit te Heroit tone kombetar afer qendres ne Parkun Josafat te qytetit ..Shteti Shqiptar e ka trumbetuar me te madhe vitin e heroit tone ,por çfare ndodh ne nderim te tij ,eshte e kunderta …Mbi piedestalin e shtatores se tij kishte kurora te shumta si e ambasades se Kosoves ne Bruksel e echevinit te komunes se Bruksel Kapital e te komunes se Shaeerbeck ku ndodhet shtatorja dhe nje buqete madhe e shoqerise qytetare Bruxeloise ,dhe une ne menyre modeste vura nje tufe trendafila ne perkujtim te heroit ….I ngazellyer nga nderimet qe i kemi obligim por dhe nga nderimet qe na bejne te tjeret,po largohesha per ne banesen time ,por nje ze i ngrohte e burreror me beri te kthehem pas!? Ishte Gjergji qe me shihte me ATA sy te ngurte e plot shkelqim . ..A ka Ambasade te Arbrit ketu ne kryeqytetin e Europes!? E shtoi ambasade e ambasadorShqiptar doja te thoja .ashtu siç kishim ne Kater cepat e Europes ne kohen time ….Nuk dija si ti pergjigjesha ne perhumbjen time ,e mu kujtua lideri global e fjalet e tij “Do te bejme shtet” Hajde shtet hajde po thoja me vehte .. Ktheva koken e pashe Gjergjin qe kishte mbajtur qendrimin e tij madheshtor e te ngurosur me shpaten e mburojen e vendosur perpara kembeve si i çuditur nga mos pergjigja ime…. Ps zoti Berisha kam fotografuar kurorat me shenim perkates, po nuk di ku t’jua postoj fotot e Shtatores , Ku mungonte vetem kurora e ambasada Shqiptare ne nderim te heroit”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Berisha i përvishet Ramës: Gënjen hapurazi popullin, arreston trafikantë droge dhe...