Ballina Kryesore Berisha i zbulon emrin: Ju tregoj kush i shkoi sot në shtëpi...

Berisha i zbulon emrin: Ju tregoj kush i shkoi sot në shtëpi Tahirit me urdhër të Ramës dhe çfarë biseduan

Përmes një statusi në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ditën e sotme, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i ka shkuar në shtëpi presidenti  i Partizanit, Gaz Demi.

Sipas Berishës, presidenti i Partizanit ka shkuar në shtëpinë e Tahirit me urdhër të kryeministrit Rama.

Deputeti demokrat shton se takimi ka zgjatur 2 orë e 40 minuta dhe temë e bisedës së tyre ishin çështje të tilla si deklaratat e Nezar Seitajt në Irali, apo ajo e vëllait të ministrit Xhafa.

Reagimi i plotë i Berishës
Takim Saimir Tahiri -Gaz Demi!
Sapo perfundoi takimi prej 2 ore e 40 min midis te derguarit te Rames, Gaz Demi me Saimir Trafikun ne shtepine e ketij te fundit.
Te dashur miq, sot Gaz Demi, me urdher te Rames vizitoi Tahirin dhe bisedoi me te per rreth 2 ore e 45 min.
Tema e bisedimeve ishte:
Nazeraj dhe deklaratat e tij ne Itali
Fati i Fatzi Xhafes dhe banda e Agronit
Qendrimet e Tahirit ndaj zhvillimeve me te fundit
Nje leter qe Olsi Rama i dergonte Saimir Trafikut!
Beteja midis familjeve mafioze te kryeqytetit vazhdon. sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook