Ballina Aktualitet Bie dëbora e parë në Gramsh, shkakton probleme me qarkullimin

Bie dëbora e parë në Gramsh, shkakton probleme me qarkullimin

Gjatë mbrëmjes në Gramsh ka rënë një sasi e konsiderueshme e dëborës duke bërë që trashësia të arrijë gati 20 cm trashësi, duke shkaktuar probleme dhe me kalimin e rrugëve.

Sipas të dhënave nuk ka rrugë totalisht të bllokuara por këshillohet kalimi i automjeteve me zinxhirë në zonat rurale të zonës.

Ndërkohë, dy zona rurale të Gramshit kanë mungesë të energjisë elektrike për shkak të dëborës, ndaj pritet që të ndërhyhet për stabilizimin e gjendjes.