Ballina Kryesore Biseda erotike e deputetit të PD-së, vjen ironia e gazetarit: Gëzuar Shën...

Biseda erotike e deputetit të PD-së, vjen ironia e gazetarit: Gëzuar Shën Valentinin çiftit E.S dhe G.D, u shtofshi!

 

Publikimi i një video-bisede me përmbajtje banale dhe erotike, ku protagonistë janë deputeti demokrat Ervin Salianji dhe shtetasja G.D., e cila aludohet se është deputetja e PD-së, Grida Duma, ka shkaktuar “tërmet” në rrjetet sociale.

Teksa sot jemi në ditën e Shën Valentinit, festën e të dashuruarve, gazetari Elvi Fundo, njëkohësisht drejtori i portalit “cna.al” që publikoi dhe videon, ka ironizuar dy deputetët e opozitës me një “dedikim” për ta me rastin e kësaj dite.

Me nota ironizuese ai i uron “Gëzuar Shën Valentinit” dy deputetëve, ndërsa i premton se do të kërkojë publikisht që do t’ju vërë kurorën në Kishë.

Postimi i gazetarit
Gezuar Shen Valentinin ciftit te ES GD.

Na falni qe ju prisha festen.

Ju premtoj qe me berjen publike te fejeses tuaj une do kerkoj publikisht tju ve kurore ne Kishe.
Kuptohet po ju qasen.

Hajde u gezofshi dhe u shtofshi

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook