Ballina Kryesore Bleona ka dy fjalë me Albërie Hadërgjonajn: Si është puna me familjen...

Bleona ka dy fjalë me Albërie Hadërgjonajn: Si është puna me familjen tuaj?

Një foto e postuar nga Anxhelina Hadërgjonaj me motrën e saj Agnesa Hadërgjonaj ka bërë që Bleona të mahnitet nga bukuria e tyre dhe ta ripostojë foton në Instagramin e saj.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore i shkruan Albërie Hadërgjonajt dhe motrës së saj Antigona se i kanë bërë fëmijët si katalogë.

“Ça është puna me familjen tuaj o yje? Albërie, Antigona, ku i keni bërë këto fëmijë si me porosi nga katalogu. Ja urdhëro shiko profilet e të tjerëve”, shkruan Bleona duke i bërë tag edhe Beatrix dhe Albanit.

“Anxhelina motra jote Agnesa duket si versioni më i mirë i Kendall Jenner”, shton këngëtarja e cila ka marrë menjëherë përgjigje nga Antigona.

“Dashuri, klas, elegancë, sharm”, shkruan Antigona për Bleonën ndërsa këngëtarja ja kthen: “Të dua”.