Ballina Kryesore “Bosët janë mërzitur, kilja e hashashit sa ajo e spinaqit”, Paloka akuzon...

“Bosët janë mërzitur, kilja e hashashit sa ajo e spinaqit”, Paloka akuzon qeverinë për situatën e drogës

SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Rama se ai do të përdorë ministrat e tij për të realizuar planet e tij të vjetra.

Në fjalën e tij në Parlament, Paloka theksoi theksoi se kreu i Qeverisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim për Gramoz Ruçin, të cilit i është refuzuar hyrja në SHBA për shkak të lidhjeve me krimin.

Më tej deputeti demokrat tha se qeveria “Rama 2” do të vazhdojë të jetë qeveria e krimit dhe e drogës.

“Kryetari i sapo zgjedhur i parlamentit akuzohet se për shkak të lidhjeve kriminale i është refuzuar viza në SHBA. Asnjë sqarim për këto akuza, përveç deklaratave të Ramës që është krenar për të.

Ministri i Brendsëhëm është vëllai i një të dënuar për trafik droge. Për këtë ekzistojnë të gjitha dokumentat, por ne nuk duhe ta themi se na akuzojnë për luftë kalasash. Këta ministra do të jenë gurët që do të lëvizë Rama për të realizuar  planin e tij të vjetër. Ai është njeriu që më shumë se kushdo  ka qenë më shumë në pushtet, por jo për të mirë të shqiptarëve.

Sheh e dëgjon disa nga ata që në rrjetet sociale bërtasin lereni qeverinë të punojë se akoma nuk ka filluar punë dhe mund të fillosh të dyshosh se Rama i parë nuk ka lodhje me të dytin. Fajin e paska pasur vetëm LSI, Tahiri, Beqaj dhe meqë po e shoh aty mbase edhe Eglantina Gjermeni, më fal që të përmenda emrin.

Ta lëmë qeverinë të punojë edhe për 4 vitet e ardhshme. Se me siguri arritjet do të vazhdojnë. Në fushën e rendit dhe sigurisë asnjë kriminel, asnjë bos nuk do preket se është Rama që nuk gjen dot vrimë për tu future prej tyre. Do vazhdojnë të fuqizohen dhe do marrin dorë në gjithë Shqipërinë.

Bujqësi, qeveria do kujdeset që kanabisi mos kultivohet pa kontroll, se ende janë tunelet të mbushur nga superprodhimi i vitit të zgjedhjeve dhe bosët janë të mërizur se ka vajtur kilja e kanabisit sa ajo e spinaqit”, deklaroi Paloka.

 

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Vendimin do e marrim me popullin”, LSI i përvishet Ballës: Zgjidhja për importin e plehrave është …

Paralajmërimi i fortë i Trump: Nëse s’kemi rrugëdalje, shkatërrojmë totalisht Korenë e Veriut

Ambasada e SHBA ka një super lajm për shqiptarët: Mos e humbisni këtë mundësi!

VIDEO/ Fjalimi frymëzues i Ben Blushit që mediat shqiptare nuk e transmetuan kurrë

Bes Kallaku turpëron Ermal Mamaqin: Zarfin tënd për dasmën ende nuk e kam gjetur…(FOTO)

VIDEO/ “Kaubojsi” feston 42-vjetorin: Kam një dedikim për mamin, gruan dhe fëmijët…

Topalli paralajmëron Bashën: Ti të fyen inteligjencën, Jozefina nuk bën hapa prapa!

Basha flet prerazi: Marrëveshja me Ramën ka vdekur me kohë

Kapet kamion me drogë në portin e Vlorës, kishte destinacion Italinë

FOTO/ “Pijanec që shitej për një boçe raki”, ky është gazetari që po shan hapur Dritëro Agollin

Artikulli paraprakPD përkujton pishtarin e demokracisë, Berisha: Azem Hajdari frymëzim për shqiptarët, të jetësojmë idealet e tij…
Artikulli tjetërDhimbja e gjurit, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet