Ballina Kryesore “Budallai i Vunoit”, Vasili i përgjigjet Ramës: Je idiot dhe hajdut i...

“Budallai i Vunoit”, Vasili i përgjigjet Ramës: Je idiot dhe hajdut i çertifikuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar akuzat dhe sulmet kundër kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Vasili e quan Ramën “idiot dhe hajdut të çertifikuar”.

Ish-kreui LSI-së kujton veprën “Idioti” të shkrimtarit të njohur rus, Dostojevski. Kujtojmë që Rama e cilësoi Vasilin mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur”, si “budallain e Vunoit”.

Statusi i Vasilit
Idiot dhe hajdut i certifikuar.
Flitet për skenare ruse, shantazhe ruse, ndërhyrje ruse.
Një rus i madh Dostojevski ka shkruar një kryevepër “Idioti”, por te një idioti te dobishëm.
Kemi edhe ne një idiot, por tërësisht te padobishëm e kemi dhe në krye të qeverisë.
Kersherine qe ta merrnim vesh se është idiot na e shuajti vite me pare Mero Baze nje profesionist i njohur i gazetarisë, qe ne shërbim te transparencës publikoi edhe kartelen e tij mjeksore. Por ju mos ja permendni idiotesine se ky kete alibi do ai, qe te thone “vjedh se eshte idiot dhe nuk kupton”. Por ne fund prap se prap mbetet idiot dhe hajdut i certifikuar.

LEXO EDHE:  Pasi rrëfeu për nënën, Paloka ironizon Ramën: Kur nuk bën dot “të fortin” dhe arrogantin, luan rolin e viktimës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook