Ballina Kryesore “Burrat kanë nevojë për 4 orë gjumë, gratë për 5, budallenjte për...

“Burrat kanë nevojë për 4 orë gjumë, gratë për 5, budallenjte për 6”


Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flem saktësisht?

Leonardo Da Vinçi e “trembte” për rreth 20-30 minuta çdo 4 orë, të nevojshme për ta karikuar shpikësin pa e ndalur për orë të gjata natën.
Winston Churchill flinte jo më shumë se 4 orë natën (pasdreke flinte edhe një orë e gjysmë); ndërkohë Obama fle 6 orë dhe Bill Gates 7. 

Për amerikanin Thomas Edison numri mesatar i orëve të gjumit ishte 4-5 orë. 
I madhi Nikola Tesla flinte vetëm dy orë. Napoleoni i thoshte bashkëpunëtorëve të tij: “Burrat kanë nevojë për 4 orë gjumë, gratë për 5, budallenjte për 6”. Benjamin Franklin pohonte: “Zgjohuni, zgjohuni, jetoni; do të flem mjaftueshëm në varr “.

Sigurisht, ka pasur edhe përjashtime: i madhi Albert Einstein flinte të paktën 11 orë natën dhe gjatë ditës 2 orë të tjera. Për të mos rënë në gjumë të thellë flinte në një karrige të rehatshme me një laps në dorë .Kur e zinte gjumi, zhurma e lapsit që binte në tokë e zgjonte dhe në kete mënyrë rifillonte punën. Thjesht gjení edhe në këto raste.