Ballina Kryesore Çelet Panairi i Librit. Arkiva e shtetit bëhet pjesë e këtij evenimenti

Çelet Panairi i Librit. Arkiva e shtetit bëhet pjesë e këtij evenimenti

Ështe çelur sot Panairi i Librit 2018. Janë të shumta shtëpitë botuese që marrin pjesë në këtë panair dhe sot janë gati të mirëpresin për pesë ditë të gjithë libra-dashësit. Këtë vit në panair vijnë emrat më të njohur të letërsisë dhe krijimtarisë.

Pjesë e panairit të këtij viti është bërë dhe arkiva e shtetit me një përzgjedhje mjaft të denjë të librave që ofron për publikun e gjerë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi se DPA i është rikthyer Panairit të Librit pas 6 vitesh mungesë.

Ai është shprehur se Arkiva e Shtetit është kthyer me qëllim per ta vazhduar dhe për ya kthyer në traditë paraqitjen e librave edhe në vitet e ardhshme. Arkiva e shtetit merr pjesë në këtë panair me një gamë botimesh mjaft interesante.