Ballina Kryesore Çështja e refugjatëve, shpërthen Arian Çani: Ne jemi nevojtore e Europës!

Çështja e refugjatëve, shpërthen Arian Çani: Ne jemi nevojtore e Europës!

Çështja e refugjatëve që mund të vijnë në Shqipëri ka shkaktuar debate të mëdha në arenën politike shqiptare, por jo vetëm.

Në emisionin “Studio e Hapur” është diskutuar tema se pse Shqipëria nuk është gati për refugjatët, ku të ftuar kanë qenë gazetari i njohur, Arian Çani, si dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Të dy kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me temën më të diskutuar të këtyre ditëve të fundit, në aktualitetin politik në vend.

Çani u shpreh se ne si vend nuk kemi eksportuar ndonjë gjë më të mirë se trafiku jashtë shtetit.

“Shqipëria është një pikë vogël uji. Ne kemi qenë një rrugë kailimi një rrugë trafiku. Ne jemi një vend trafikantësh. Ne kemi eksportuar trafikun jashtë nuk dimë ndonjë gjë më të mirë për të transportuar. Ne jemi nevojtore e Europës, ku do t’i çojë Europa. Se Europa do një hale të zbrazet”, tha Çani.

Ndërkaq ish-ministri Manjani tha se nëse refugjatët vijnë “qeveria do marrë lekë dhe këto para do i paguajë populli shqiptar”.

Lidhur me deklaratën e Majkos, Manjani tha se e mbështet dhe se meriton respekt.

“Unë e kam mbështetur deklaratën e Majkos dhe ai pohim meriton respekt. E konsideroj qëndrim të përgjegjshëm të një qeveritari që meriton respekt. Shpresoj që vendimi i Majkos të jetë dominues”, u shpreh Manjani.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook