Ballina Kryesore Çështja e Shullazit, ish-ministri i Brendshëm i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Bashës...

Çështja e Shullazit, ish-ministri i Brendshëm i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Bashës dhe Prokurorisë

Pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e akuzoi për sintoni me krimin, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në “Facebok”, Tahiri u shpreh se ndjen keqardhje për liderin e Partisë Demokratike, pasi sipas ish-ministrit të Brendshëm, Basha në këtë mënyrë po i bën nderin më të madh krimit.

Tahiri gjithashtu akuzon Prokurorinë, pasi sipas tij po përpiqet të politizojë një proces gjyqësor.

Statusi i Tahirit
“Mireprita thirrjen e Gjykates per te deshmuar. Keqardhje per lojen e Prokurorise per te bere politike me nje proces gjyqesor qe duhet te perfundoje me denimin e kujtdo qe ka kercenuar kandidatin per rektor.
Keqardhje akoma ne shume per Lulezim Bashen qe me sulmet politike, po i ben nderin me te madh krimit.
Shqiperia do behet me e drejte, kur lojrat politike te lene drejtesine te beje drejtesi.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook