Ballina Kryesore Çfarë është “Lojax”? Virusi që vë në rrezik edhe qeveritë

Çfarë është “Lojax”? Virusi që vë në rrezik edhe qeveritë

Formatimi i kompjuterit dhe riinstalimi i një sistemi operativ të ri mund të mos jetë më i mjaftueshëm.

Ekipi i hulumtuesve të ESET, ndër kompanitë kryesore të sigurisë globale të IT-së, ka zbuluar kohët e fundit kthimin e virusit rootkit Lojax, një malware spiun që nuk mund të eliminohet.

Rootkits janë programe keqdashëse që instalohen drejtpërdrejt në Bios (Sistemi bazë Input-Output), duke u aktivizuar automatikisht çdo herë që PC është aktivizuar para hapjes së Windows.

Deri para pak vitesh, megjithëse ishte e vështirë për të identifikuar këtë lloj virusi, zgjidhja e vetme ishte riprogramimi i njësisë qendrore me një Bios të ri me frikën se një tjetër rootkit mund të infektonte përsëri kompjuterin.

Për këtë arsye, në 2005 Forumi i Unifikuar EFI, një grup pune i përbërë nga disa kompani në sektorin e IT, ripërpunoi bios-ët e vjetër, duke krijuar UEFI (Unified Extensible Firmware Interface), një sistem më të sigurt për të parandaluar qasjen e viruseve. Fatkeqësisht, me kalimin e kohës, një sërë të metash dhe dobësish u zbuluan edhe brenda sistemit UEFI. U supozua për një kthim të mundshëm të rootkits. Dhe kështu ndodhi