Ballina Kryesore Cigaret elektronike, “teknikë e gabuar” për lënien e duhanit

Cigaret elektronike, “teknikë e gabuar” për lënien e duhanit

Pavarësisht dëshmive për efektet e tyre negative, “mbrojtësit” e cigareve elektronike pretendojnë se ato ofrojnë mundësinë për ta lënë duhanin.

Ato ju ndihmojnë ta lini duhanin, thonë disa studiues. Por një studim të ri nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, sugjeron se e kundërta është e vërtetë se, e-cigaret në fakt e bëjnë më të vështirë lënien, dhe jo më të lehtë.

Studimi tregoi se duhanpirësit që përdorën e-cigare kishin 49% më pak të ngjarë ta reduktojnë përdorimin e tyre të cigareve dhe 59% më pak të ngjarë që ta lënë tërësisht.

“Bazuar në idenë se duhanpirësit përdorin e-cigare për ta lënë duhanin, ne hipotetizuam se duhanpirësit të cilët i përdorën këto produkte do të jenë më të suksesshëm në lënien e duhanit. Por hulumtimi zbuloi të kundërtën. Ne kemi nevojë për studime të mëtejshme për t’u përgjigjur se pse ata nuk mund ta lënë duhanin. Një hipotezë është se duhanpirësit janë duke e marrë një rritje në dozë të nikotinës duke përdorur e-cigare”, , thotë autori i studimit dr. Wael Al-Delaimy, profesor i epidemiologjisë dhe shef i Divizionit UCSD në Global Public Health, në një njoftim për shtyp.

LEXO EDHE:  FOTO/ Çfarë po ndodh në Kaliforni, të paktën 31 viktima dhe 900 të tjerë të zhdukur nga zjarret

Hulumtimi është kryer si pjesë e një studimi njëvjeçar i cili e përcolli shëndetin dhe sjelljen e 1.000 duhanpirësve nga Kalifornia. Studimi gjithashtu zbuloi se femrat dhe duhanpirësit e përditshëm ishin dy grupet që kishin më shumë të ngjarë t’i kenë provuar cigaret elektronike.

Kritikët e e-cigareve po bëjnë thirrje për rregulla më të forta për ta ndaluar shitjen të miturve dhe për ta kufizuar tregtimin e e-cigareve. Hulumtimi i ri është publikuar në “American Journal of Public Health”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook