Ballina Kryesore “Çmenden” grekët, atletja më e mirë e tyre është një… shqiptare (FOTO)

“Çmenden” grekët, atletja më e mirë e tyre është një… shqiptare (FOTO)

Është nga Korça, por jeton në Greqi bashkë me familjen.

Bëhet fjalë për Eleni Xhengon, atleten më të mirë greke që është një vajzë shqiptare, e cila është shpallur kampione Bote në hedhjen e shtizës, titull që e ka fituar në muajin tetor.

Por kjo nuk është vetëm arritja e vetme e saj.

Sot ajo është shpallur edhe atletja më e mirë greke dhe Europiane.

Shqiptarja ja ka dalë ti mundë të gjithë sportistët grekë, duke dalë e para në votimin online.

Ajo ka marrë 3064 vota, duke dalë e para në sondazh.

Shpallja e shqiptares si atletja më e mirë greke, shihet si një përgjigje ndaj ekstremistëve.