Ballina Kryesore Çmendet moti/ Fillojnë reshjet e para të dëborës, ja qyteti ku janë...

Çmendet moti/ Fillojnë reshjet e para të dëborës, ja qyteti ku janë zbardhur malet

Vapa iku me gushtin. Ditët e nxehta të verës dhe temperaturat e larta ia kanë lanë vendin reshjeve dhe motit të ftohtë.

Sipas raportimeve nga terreni pothuajse në të gjithë vendin ka pasur sot reshje shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Por në Veri, moti është “çmendur”. Në Kukës ka rënë sot bora e parë për këtë sezon. Ndonëse jo në qytet, kreshtat e Gjallicës janë mbuluar nga bora, duke i dhënë alpeve imazhin dimëror. Kjo gjë duket se paralajmëron një dimër të ashpër përpara.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook