Ballina Aktualitet “Çmendet” moti, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave

“Çmendet” moti, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave

“Kapriçot” e motit duket se nuk kanë të ndalur. Pas disa ditëve me mot të kthjellët, sot janë rikthyer vranësirat dhe në disa zona ka pasur edhe reshje shiu.

“Meteoalb” parashikon se kjo situatë do të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, madje të martën dhe të mërkurën priten reshje shiu në formën e rrebeshit.

Sipas “Meteoalb”, kushtet atmosferike mbeten të paqëndrueshme gjatë pjesës së parë të javës duke sjellë në territor shira të përkohshëm.

LEXO EDHE:  Surprizon sërish moti, ja çfarë parashikojnë meterologët për fundjavën: Të dielën...

Shirat do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra të martën e të mërkurën, kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë me 2-3˚C rënie gjatë ditës së martë por rënie më e lehtë pritet të mërkurën dhe të enjten duke shënuar maksimalisht 25-26˚C.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook