Ballina Kryesore “Çmendet” moti, përgatituni për rrebeshe shiu nesër. Paralajmërohen përmbytje në disa zona...

“Çmendet” moti, përgatituni për rrebeshe shiu nesër. Paralajmërohen përmbytje në disa zona të vendit

Vjeshta duket se do të sjellë më në fund shirat në mbarë territorin e vendit, ku nesër priten edhe përmbytje në zona të ndryshme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sot pasdite vonë rifillojnë reshjet, kryesisht në zonën jugperëndimore.

Ditën e nesërme i gjithë territori do të përfshihet nga reshjet e shiut në formë rrebeshi. Lokalisht, mbi 50mm/24orë në qarqet Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, kryesisht në terrenet malore dhe pranë tyre.

Në fund të ditës së nesërme, ekziston mundësia e problemeve të përmbytjeve në zonat urbane, në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Temperaturat

Gjatë ditës së nesërme, sipas IGJEUM, temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:

Në bregdet: Temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 °C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 °C.

Në vendet e ulëta – përkatësisht 9/15 °C.

Në vendet malore – përkatësisht 5/11°C.

Ndërkohë Meteoalb parashikon që temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës, si pasojë e vranësirave.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në det dallgë 5 ballë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook