Ballina Kryesore “Çmendi” parlamentin kosovar, reagon për herë të parë deputetja seksi: Nëse...

“Çmendi” parlamentin kosovar, reagon për herë të parë deputetja seksi: Nëse je e bukur…

Pas fotos që bëri mjaft bujë me reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale, ka reaguar për herë të parë deputetja e Partisë VAKAT në Kosovë, Dude Balje.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në në panelin e të ftuarve në Top Show, ajo foli për veshjen e saj në Kuvend.

Ajo u shpreh se ndihet e paragjykuar nga mediat kur për të thuhet deputetja seksi që provokon.

 “Pse më paragjykojnë duke më thënë: “Deputetja që vishet seksi, që provokon…”, ka thene ajo.

“Ketu eshte vec perceptimi i medias, ketu ka qene pamje e medias, ata jane me larg, ne ballkon dhe gjithmone bejne lajme kur nuk ka dicka interesante brenda parlamentit, aty ka qene vetem 5 minuta seance. Une vishem ndoshta pak me liberale se te tjeret brenda Parlamentit por une vishem si e ndiej. Varet si e definon provokuesen. Edhe ne Kosove kemi kod dhe e respektoj, por une jam me simpatike per median dhe jam gjithmone ne media dhe ata bejne lajm. Une punoj nje pune shume serioze dhe jam shume e sukseshme. Per mua, une vesh ate qe ndiej mire se nese je e bukur mund te jesh edhe produktiv edhe pozitiv edhe mund te besh me shume pune gjate dites. Veshja eshte menyra e jetes. Une jam lind me rrobaqepes dhe per mua s’mund ta ndryshoj veten se jam deputete, thjesht bej nje balanc per cka kam nevoje ne stilin tim te veshjes”, u shpreh deputetja kosovare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook