Ballina Kryesore Cristiano Ronaldo zbulon për herë të parë arsyen: Ja pse u largova...

Cristiano Ronaldo zbulon për herë të parë arsyen: Ja pse u largova nga Real Madrid

Të shumta kanë qenë hipotezat që qarkullonin se pse Cristiano Ronaldo u largua këtë verë nga Real Madrid dhe u transferua drejt Juventus.

Ka qenë vetë Ronaldo, i cili u ka dhënë fund zërave të shumta mbi arsyet ndryshme të këtij largimi, duke pohuar se shkak për braktisjen e klubit madrilen ka qenë vetë presidenti i tij, Florentino Perez.

Edhe pse zyrtarisht, skuadra madrilene ka pretenduar se largimi është bërë me kërkesën dhe vullnetin e lojtarit, Ronaldo në një intervistë për “France Football”, ka theksuar se shkak i largimit nga Real Madrid, ka qenë sjellja dhe qëndrimi i Perezit ndaj tij.

“Ndieja se brenda klubit, veçanërisht nga presidenti, nuk më konsideronin më siç më kishin konsideruar në fillim. Në katër apo pesë vitet e para, kisha ndjesinë e të qenit ‘Cristiano Ronaldo’. Më vonë ndihesha më pak i tillë. Presidenti më shihte me sy që nuk donin ta thoshin gjen e njëjtë, sikur nuk kisha më rëndësi dhe vlerë për ta, nëse e dini cfarë dua të them”, tha Ronaldo.

33-vjeçari portugez shtoi se nuk u largua nga Real Madrid për para. Ai shprehet se nëse do të ishte kjo arsyeja, mund të kishte shkuar në Kinë, ku mund ta paguanin 5-fishin e shumës që merrte tek klubi madrilen dhe atë që aktualisht merr tek Juventus.

“Kjo më bëri ta mendoja largimin. Nganjëherë, i lexoja lajmet që thoshin se unë e kërkoja largimin. Kishte pak të vërtetë në këtë, po e vërteta është se gjithmonë e kam pasur përshtypjen se presidenti nuk do të më mbante. Sikur të ishte për para, unë do të shkoja në Kinë, ku do të më paguanin pesë herë më shumë se këtu [në Juventus] apo Real Madrid. Nuk erdha në Juventus për para. Të njëjtën shumë e fitoja edhe në Madrid, nëse jo më shumë. Dallimi është se në Juventus më dëshiruan më të vërtetë. Ma thanë dhe ma bënë të qartë këtë. Ma demonstruan këtë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Emergjencat Civile japin alarmin: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit në gjithë vendin, ja si paraqitet situata në qarqe