Ballina Kryesore “I dashur Lulzim, çoje PD-në tek Check Up-i i Ramës”, ish-deputeti demokrat...

“I dashur Lulzim, çoje PD-në tek Check Up-i i Ramës”, ish-deputeti demokrat ironizon Bashën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi vijon me ironitë e tij ndaj kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

I dashur Lulzim, çoje PD-në tek Check Up i Ramës”, është “këshilla” që Patozi i jep kryedemokratit Basha.

Statusi i plotë
ÇOJE PD-në TEK CHECK UP-i i RAMËS

I dashur Lulzim,

Ka vetëm një mënyrë për të dalë me sukses kjo analiza, që ke shpallur se po bëhet në Partinë Demokratike, pas fitoreve të njëpasnjëshme në zgjedhje.

Jepja më mirë ta bëjë Vilma Nushi, e cila ka marrë konçensionin e “check up-it”.
E para, ta bën shpejt, e dyta, ta bën falas, e treta, ta nxjerr si ta duash vetë, por më kryesorja është se ta njeh edhe qeveria.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook