Ballina Kryesore “Dashuri me shikim të parë”, rrëfehet Sinan Hoxha: Çfarë mendova kur pashë...

“Dashuri me shikim të parë”, rrëfehet Sinan Hoxha: Çfarë mendova kur pashë për herë të parë Andrrën

Sinan Hoxha është një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptar.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtari ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshorten e tij, Andrra Destani.

Ai ishte në një qendër tregtare në Gjermani së bashku me miq, ndërsa ajo me një shoqe të saj, fanse të çmendur të Sinanit.

Vajzat kishin dalë për shopping kur u ndeshën me Sinanin, këngëtarin e njohur të muzikës popullore shqiptare, që sapo i pa, e kuptoi menjëherë se ishte radha e një fotoje tjetër.

Kjo është historia e takimit të parë të Andrrës dhe Sinanit, që sot janë një nga çiftet më të pëlqyer e komentuar në showbizzin shqiptar, të cilët janë bekuar edhe me një fëmijë.

Në emision, këngëtari i mirënjohur, ka zbuluar detaje që nuk i ka përmendur më parë.

Ai rrëfen se Andrra Destani, jetonte në Gjermani së bashku me prindërit, dhe nuk e kishte idenë se kush ishte Sinani.

LEXO EDHE:  Gjenden adoleshentet që u zhdukën para dy ditësh në Kamëz, ja rrëfimi tronditës i tyre

Teksa i rikthehet romancës së disa viteve më parë, Sinanit i vjen për të qeshur kur kujton takimet e tyre të para.

Por ajo që i ka bërë përshtypje këngëtarit ka qenë brishtësia dhe droja e Andrrës, e cila edhe pse e rritur në Gjermani, për Sinanin duket se ishte vajza e duhur për të ndarë jetën.

Ai ka rrëfyer mendimin e parë për Andrrën teksa është shprehur me sinqeritet se:

“Doni të jem i sinqertë deri në fund? Ndoshta do të duket demode, por sapo e pashë për herë të parë, mendova: ‘O Zot, sikur të ishte gruaja ime kjo…’. Këtë mendova. E them demode, sepse njerëzit nuk besojnë, në përgjithësi, në dashuri me shikim të parë”, u shpreh Sinani.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook