Ballina Kronike ” Dashuria për rrënjët e mia është rritur më shumë”- Dua Lipa...

” Dashuria për rrënjët e mia është rritur më shumë”- Dua Lipa emocionohet në koncertin në nder të Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në pasditen e djeshme në Vatikan është bërë dhe nderimi i figurës së lartë shqiptare, heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe pritjen e ka bërë vetë Papa Françesku.

Në mes të ftuarve dhe emrave më të njohur të muzikës shqiptare ka qenë dhe Dua Lipa e cila ka performuar në nder të kësaj dite të veçantë.

Ajo është emocionuar shumë pas orëve ceremoniale dhe ka dashur të ndjejë me fansat e saj në të gjithë botën emocionet e saj.

Postimi:

“Pas një koncerti të bukur perkujtimor për Gjergj Kastriot Skënderbeun, ku mu desh të performoja krah artistëve shqiptarë me talente të mrekullueshme,dashuria ime për rrënjët nga të cilat vi është rritur më shumë seç mund të mendoja se ishte e mundur. Të them që jam krenare është pak. Çfarë ndjesie” – shkruan Dua Lipa.