Ballina Kryesore Degjeneron ndeshja Teuta-Lushnja, tifozët sherr me policinë, shajnë Bashkim Finon me “libër...

Degjeneron ndeshja Teuta-Lushnja, tifozët sherr me policinë, shajnë Bashkim Finon me “libër shtëpie”


Ndeshja e kampionatit shqiptar të futbollit, mes Teutës dhe Lushnjes, që po zhvillohet në Durrës ka degjeneruar në përplasje dhe dhunë fizike.

Gazetari sportiv i “DuaLajm.com” i pranishëm në ndeshje, raporton se kanë qenë tifozët e Lushnjes që kanë provokuar të parët sherrin në shkallët e stadiumit duke u përplasur madje edhe fizikisht me efektivët e Policisë së Durresit.

Fillimisht raportohet se tifozët lushnjarë kane goditur policinë me sende të forta si dhe kanë shpërthyer në të shara në kor ndaj kandidatit për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, deputetit socialist, Bashkim Fino.

Gazetari sportiv i “DuaLajm.com” raporton se pikërisht në momentin kur policia ka tentuar të qetesojë tifozët e ekipit mik, këta të fundit i janë kthyer me goditje me sende të forta.

Siç mësohet nga të dhënat paraprake, uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat të paktën 10-15 tifozë të Lushnjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook