Ballina Kryesore Deklarata “bombë” e Kryemadhit: Rama përgjon Presidentin Meta dhe…

Deklarata “bombë” e Kryemadhit: Rama përgjon Presidentin Meta dhe…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në një emision televiziv.

Ajo tha se kryeministri Edi Rama përgjon atë dhe Presidentin Ilir Meta. Kryemadhi tha se janë blerë aparatura për përgjim dhe janë zhdoganuar para 6 muajsh.

“Nëse do isha ulur në tryezë me Edi Ramën, do kisha vendosur kushte të tjera nga ato që kishte vendosur Ilir Meta. Politikisht ishte e nevojshme që ta shikonin kush ishte Rama, por për shpatullat e këtij populli ishte fatkeqësisht shumë e madhe. Rilindja solli rilindjen e krimit të organizuar, të gjithë aty besonim. Ai më përgjon edhe mua, ku hyra dhe ku dola, kë takova dhe kë s’takova. Por kjo nuk më bën problem fare. Ai Ilir Metën e përgjon si bashkëshortin tim. Janë blerë aparatura dhe janë zhdoganuar para 6 muajsh. Ministria e Brendshme ka blerë softuere për përgjim”, tha Kryemadhi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook