Ballina Kryesore Deklarata shokuese e Dashamir Shehit: Të punësohen në shtet vetëm ata që...

Deklarata shokuese e Dashamir Shehit: Të punësohen në shtet vetëm ata që kanë mbaruar gjimnazin në Tiranë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i renditur i 11-ti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze dhe me tone “diskriminuese” gjatë emisionit “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus duke deklaruar se askush nuk duhet të fillojë punë në shtet nëse nuk e ka mbaruar gjimnazin në Tiranë.

“Çdo vend që krijohet në shtet, nuk është vend pune, pasi hiqet dikush për t’u vënë tjetri, ikën një i PS dhe vjen një i PD. Do ta quaja vend pune nëse ikën një i paaftë dhe vjen një i aftë. Dhe ta mbyllim këtë problemin e militantëve që kërkojnë ende vend pune. Ai që e ka shkollën le të shkojë, por ai që ka bërë ndonjë universitet dhe ka blerë ndonjë copë letër, nuk ka për të hyrë në punë, të paktën jo te shteti ynë. Madje jo vetëm të lartën në Tiranë, edhe gjimnazin duhet ta ketë bërë në Tiranë.
Kur unë isha në administratë kërkoja jo vetëm universitetin, por pyesja edhe për gjimnazin nëse e kishin bërë në Tiranë. Po të mos e kishe bërë gjimnazin në Tiranë, nuk punoje me mua. Është pak opresive, por i ka shërbyer shtetit shqiptar. Në vitin ’92 kështu e kam bërë për të respektuar shtetin shqiptar”, – tha Dashamir Shehi.