Ballina Aktualitet Del kartmonedha e re 10 mijë lekëshe shqiptare, kjo do të jetë...

Del kartmonedha e re 10 mijë lekëshe shqiptare, kjo do të jetë figura kryesore (DETAJET)

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Mbikqyrës të BSH është marrë vendimi për emëtimin e monedhës së re 10 mijë lekëshe. 

Sot me datë 6 dhjetor 2017, Banka e Shqipërisë tregon detajet e kartmonedhës së re, ku figura kryesore do të jetë poeti shqiptar Asdreni.

Këto janë detajet:

Vendimi miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10.000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook