Ballina Aktualitet Del nga shinat treni i linjës Elbasan-Durrës, tmerrohen udhëtarët

Del nga shinat treni i linjës Elbasan-Durrës, tmerrohen udhëtarët

Një incident hekurudhor ka hedhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Rrogozhinës, ku treni i linjës Elbasan-Durrës, ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar dhe as dëmtim të vagonëve dhe lokomotivës.

Dalja e trenit ka shkaktuar panik e kaos tek udhëtorët, pasi vagonat u ndanë në dysh, sipas raportimeve të dëshmitarëve në vendngjarje.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt teknik, ndërsa në tren ndodheshin mbi 100 persona, shumica e të cilëve ishin turistë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook