Ballina Kryesore Denocimi/ “Zbulohet plani i Ramës për Vlorën, ja ç’do të ndodh me...

Denocimi/ “Zbulohet plani i Ramës për Vlorën, ja ç’do të ndodh me qindra biznese në bulevardin kryesor të qytetit”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve që i vijnë nga qytetarët në adresën e tij në “Facebook”.

Duke cituar mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha shkruan se Rama do të prishë bulevardin kryesor Vlorë-Skelë, duke shkatërruar qindra biznese.

Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, ish-lideri historit i të djathtëve i bën thirrje qytetarëve të Vlorës të mos lejojnë “Petro Kolekën e ri”, të shkatërrojë bulevardin.

Statusi i plotë i Berishës:
Rama do prishë bulevardin kryesor Vlorë-Skelë duke shkatërruar qindra biznese!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Me këtë rast ju bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të mos lejojnë Petro Kolekën e ri (pyesni pak në Vuno për Petron) të shkatërrojë bulevardin e më të bukur të bregdetit shqiptar dhe më gjerë! Në këmbë vlonjate!
“I dashur Berisha! Të dashur miq! Kjo nuk është gjë që po shikoni për rilindjen urbane në Lungoparen. Shumë shpejt sipas një plani të urbanistikës do fillojë shkatërrimi i bulevardit Vlorë-Skelë. Qëllimisht u lanë të shkatërroheshin 1000 palma. Tani do filloj rilindja urbane të shkatërrojë këtë bulevard. Do filloj të konceptohet nga shkencëtaret e rilindjes jo si një bulevard nga më të bukurit në Europë po si një park ku të argëtohen njerëzit. Këta me njerëzit nënkuptojnë moshën e tretë se rinia iku. Do bëhet një shkatërrim total i bulevardit njësoj si shpikjet e Lungopares. Do mbillen në mes të rrugës Rrepe dhe do bëhet kalimi shumë i ngushtë duke zgjeruar trotuaret dhe duke nxjerrë jashtë funksionit me mijëra biznese anës rrugës. Ky është provokimi më i madh që do t’u bëhet vlonjatëve po jo vetëm vlonjatëve po gjithë Shqiptarisë. Vlonjatët nuk do rrinë indiferentë, ky do jetë përplasja e së vërtetës.”

LEXO EDHE:  “A ha pykë ti mo, maskara”! Polici sherr me fatorinon në urbanin e Tiranës (VIDEO)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook