Ballina Kronike Dënohet shoferi polak, trafikoi 18 shqiptarë

Dënohet shoferi polak, trafikoi 18 shqiptarë

Shoferi polak i cili u ndalua më 11 nëntor në terminalin e tragetit është dënuar nga gjykata të mërkurën. Në rimorkion e kamionit të tij u gjetën të fshehur 18 shqiptarë dhe mes tyre dhe një e mitur.

Ai është dënuar nga gjykata me 1 vit me motivin “trafikim dhe transportim të paligjshëm qëniesh njerëzore”.

I riu polak, Piotr, u punësua enkas për këtë punë por sipas përgjigjes që ka dhënë në vetëmbrojtje, ai nuk ka qenë në dijeni të personave që kanë qenë të fshehur në kamion.