Ballina Aktualitet Denoncimi/ “Ç’po ndodh në institutin e dënimit të të miturve në Kavajë?”...

Denoncimi/ “Ç’po ndodh në institutin e dënimit të të miturve në Kavajë?” Klani Balla dhe Elvis Rroshi…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili i shkruan se në institutin e vuajtjes së dënimit të të miturve në në Kavajë, futet drogë.

“Instituti i vuajtjes se denimit te te miturve ne Kavaje, treg droge per klanin Balla”, shkruan ish-kryeministri Berisha, teksa poston edhe mesazhin e qytetarit.

Postimi i plotë
Instituti i vuajtjes se denimit te te miturve ne Kavaje, treg droge per klanin Balla!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Mirmbrema Doktorr. Po ju bej me dije se ne Institutin e te miturve Kavaje ku drejtor u emerua me te ashtuquajturin konkurs nje militant i rilindjes Njazi Deliu, dhe shef policie prane institucionit eshte emeruar Ahmet Doda djali i tezes se Deputetit Socialist Taulant Balla ku te dy keta eprore shihen ne shoqerine e Gentjan Dajes dhe Elvis Rroshit. Qe nga momenti qe institucioni drejtohet nga keta persona sidomos shefi i policise qe eshte emeruar ne 2014. Eshte sekseri i mbushjes se institucionit me lende narkotike. Po ju jap dy raste konkrete ku per kete eshte mbajtur dhe procesverbal i brendshem nga policet e sherbimit. Te cilet per fatin e tyre te keq u degedisen sepse i prishen biznesin fitimprures shefit. Rastet ne fjale jan konkretisht ne tetor 2016 dhe tetor 2017 te cilat nuk jan raportuar ne drejtorine e pergjithshme. Keta persona vazhdojne te shantazhojne dhe te ushtrojne presion me vendin e punes punojesve qe nuk heshtin karshi ketyre fakteve te turpshme”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Kapen me armë dhe drogë, si u zbuluan dy shqiptarët në Itali (Foto)