Ballina Kryesore Denoncimi/ “Ministri i Ramës pajisi me pasaportë diplomatike ‘trurin’ e bandës Bajri”

Denoncimi/ “Ministri i Ramës pajisi me pasaportë diplomatike ‘trurin’ e bandës Bajri”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit lëshon akuza në drejtim të ministrit Bushati.

Sipas Berishës, Bushati ka pajisur me pasaporta diplomatike anëtarë të klanit ‘Bajri’.

Ndërkohë, qytetari dixhital i shkruan Berishës se Enver Bajri, personi shpallur në kërkim pasi konsiderohet si truri i bandës së ‘Bajrit’ është pajisur me pasaportë diplomatike nga Ditmir Bushati që në qershor të vitit 2014.

Denoncimi tek Berisha
Ditzi Bushati pajisi me pasaporta diplomatike anetare te klanit Bajri!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Dr lidhur me banden Bajri qe policia u kujtue ti arrestoj jo kur kryenin krime por vetem kur opozita zbriti ne Shkoder dhe arriti ti tregoj lidhjet e tyre me qeverine, nga Edi Rama i cili darkonte dhe bente fushate ne lokalin e Bahri Bajrit tek Ditmir Bushati de Luan Harusha qe i mbanin para dhe mbrapa sa here vinin ne Shkoder.
Por po te informoje se me kryesori i tyre Enver Bajri shetit i lire neper bote sepse esht i i paisur me pasaport diplomtike nga Ditmir Bushati qysh ne qershor te vitit 2014. Perveç kesaj policia me porosi te prere nga siper po i cliron nga krimet e renda duke u ngarkuar atyre akuza qesharke qe te dalin sa me shpejte te lire!