Ballina Kryesore Denoncimi/ “Në këtë qytet po bëhet ‘nami’, çdo natë breshëri plumbash nga...

Denoncimi/ “Në këtë qytet po bëhet ‘nami’, çdo natë breshëri plumbash nga persona që ua ka frikën dhe policia”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale.

Ish-lideri i të djathtëve ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili i shkruan se në autostradën që lidh Rrogozhinën me Peqinin, disa persona të paidentifikuar ndalojnë në rrugë dhe qëllojnë me breshëri plumbash në ajër.

Sipas qytetarit, policia e di kush janë autorët, por nuk iu afrohet dot.

Postimi i plotë
Bresheri me plumba gjurmelenes ne autostrade, narkopolicia darkon me bosset e droges!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor Mirmbrema, po t e shkruaj per arsyjen sepse tani ne oren 23:50 nje makine e ndaluar ne autostraden qe lidh rrogozhinen dhe peqinin pa pasur frik askend ndaluan dhe zbriten duke qelluar me arme automatik me fisheke gjurmelenes ndricuan qiellin nga drita qe lane plumat. Ne Rrogozhine cdo nate degjohen te shtena armesh. Por policia parkon gjithmone ne qender te qytetit dhe e dijne kush jane keto persona po skan guximin ti afrohen .

JU lutem anonim