Ballina Aktualitet Denoncimi i nënës nga Elbasani: Kryetari i PS më rrëmbeu vajzën, ma...

Denoncimi i nënës nga Elbasani: Kryetari i PS më rrëmbeu vajzën, ma çoi prostitutë në Gjermani

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale, ndërsa kësaj here ka publikuar mesazhin e një qytetareje, e cila akuzon kryetarin e PS në Elbasan, për lagjen “Visarion Xhuvani”, Durim Koçin.

Sipas nënës nga Elbasani, Koçi i ka rrëmbyer vajzën, dhe bashkë me dy shoqet e saj ka përfunduar prostitutë në Gjermani.

Denoncuesja i shkruan Berishës se pavarësisht faktit që ka denoncuar këtë rast në polici, pasi vajza rezulton e zhdukur prej 8 muajsh, nuk i është dhënë asnjë përgjigje.

Denoncimi i plotë i Berishës
Kryetari i PS ne Elbasan, trafikant prostitucioni!
Lexoni letren e nje nene qe narkokryetari i ka e rrembyer vajzen. sb

“Doktor ju përshëndes!
Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht!
Një nënë nga Elbasani me dha nje letër për ju.
Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:

I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan.
Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 mujash ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani.
Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem.
Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë.
Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Kryemadhi dhe Berisha bashkohen nga gjesti i Ramës, "Mbylli veshët kur ajo fliste në Kuvend"