Ballina Kryesore Denoncimi/ “Rama u takua në spital me Tahirin, zbardhet biseda mes tyre”

Denoncimi/ “Rama u takua në spital me Tahirin, zbardhet biseda mes tyre”

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të këmbëngul se kreu i Qeverisë, Edi Rama shkoi në spital për të takuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-lideri historik demokrat, ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shkruan se Rama mashtroi mbrëmë, kur tha se kishte shkuar në spital pasi kishte probleme shëndetësore.

Berisha zbulon dhe arsyen e takimit sipas tij mes Ramës dhe Tahirit. Sipas ish-kryeministrit Berisha, Rama i ka premtuar ish-ministrit të Brendshëm se shumë shpejt do të ndërpriten hetimet ndaj tij.

Denoncuesi i shkruan Berishës gjithashtu se është folur edhe për kokainën e kapur në Durrës.

Statusi i plotë
Antidroga dixhitale zbulon:
Qëllimet e takimit 70 minuta Rama-Tahiri në spital! sb

“I nderuar, një info e vogël që ndoshta ju hyn në punë:
Përshëndetje doktor, Rama mashtroi mbrëmë si për çdo gjë dhe takimin me Tahirin. Ai takim është zhvilluar dhe ka pasur dy çështje:
Së pari, Rama i ka premtuar Saimirit se së shpejti do ndërpriten hetimet ndaj tij.
Së dyti, në takim është diskutuar për ngarkesën e fundit të 613 kg drogë të Edi dhe Olsi Ramës. Kërkojnë t’i mbyllin me çdo kusht gojën Pezakut që shkruante se transportonte drogë për partizanët dmth vëllezërit Rama!

Njeriu i besuar i Saimir Tahirit në përgatitjen e drogës që pinte vetë ka qenë gjithnjë Roni Shqiopa, i cili deri pak kohë më parë (e hoqi Fatmir Xhafaj) ishte drejtor i Shtëpisë së Pushimit të MPB-së në Durrës. Lidhja e Ronit me Saimirin dihej nga gjithë ministria.

Roni Shqiopa ka lindur në Katundin e Ri në Durrës në vitin 1984, por banon në Durrës. Nga ky fshat është edhe Armando Pezaku (1993) që “çonte miell për partizanët”. Armando është djali i Agronit dhe Verie Shqiopës (me origjinë nga Sukthi).

LEXO EDHE:  Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, reagon Berisha: Rama shiti Xhafajn për të shpëtuar Gjushin e lëkurën e tij

Nuk është çudi nëse hetohen telefonat, të dalë lidhja e me Saimir Tahirin, nëpërmjet Roni Shqiopës. Jo më kot, Saimir Tahiri dhe Armando Pezaku, kanë të njëjtin avokat, Maks Haxhinë, të sugjeruar nga i njëjti person. Nëse vërtetohen si prova (tabulate, etj) lidhjet e Roni Shqiopës me Armando Pezakun dhe Saimir Tahirit do të ishte shumë e vyer për zbërthimin e grupit të partizanëve respekt.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook