Ballina Kryesore Denoncimi/ “Si po abuzohet me konkurset në Ministrin e Arsimit dhe Departamentin...

Denoncimi/ “Si po abuzohet me konkurset në Ministrin e Arsimit dhe Departamentin e Administratës Publike”

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale.

Së fundi, deputeti demokrat ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon skandalin që po ndodh në konkurset në Ministrinë e Arsimit dhe Departamentin e Administratës Publike.

Sipas qytetarit, rregullat e konkursit ndryshohet sipas qejfit, pasi një e-mail i ardhur nga Departamenti i Administratës Publike njoftoi anullimin e konkursit, edhe pse ishin ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme nga aplikantët.

Statusi i plotë:
Maskarade konkursesh ne Ministrine e Arsimit dhe departamentin e administrates publike!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje zoti Berisha dua te denoncoj skandalin e radhes nga Ministria e Arsimit. U be konkursi per 7 Zyrat Arsimore me numer 1583 konkursi u be ne departamentin e administrates publike u zhvilluan fazat ku radhen e pare per konkurim e kishte levizja paralele. U zhvillua provimi dhe nga levizja paralele nuk dolen kandidat fitues . Ne date 23 02 2018 dap njofton konkurentet per pranim ne sherbimin civil dhe ne kete konkurim u zhvilluan te gjitha fazat :vleresimi i dosjes, testimi me shkrim dhe intervista me goje.Kur te gjithe konkurentet prisnin pergjigjen e rezultatit nga departamenti i administrates publike i vleresimit te dosjes i testimit me shkrim dhe intervistes me goje vjen email surprize nga departamenti i administrates publike ku thoshte qe eshte anulluar.Kjo gje nuk eshte normale ku ndryshohen rregullat sipas qejfit.😉😉😉”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook