Ballina Aktualitet Denoncimi/ “Si po abuzohet me pagesat e energjisë elektrike nga bizneset e...

Denoncimi/ “Si po abuzohet me pagesat e energjisë elektrike nga bizneset e PS në Krujë”

Duke vijuar me denoncimet ndaj qeverisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili i shkruan se shumë lokale në Bashkinë e Krujës nuk paguajnë të gjithë energjinë elektrike.

Qytetari shkon dhe më tej ku thotë se familjarëve dhe bizneseve të drejtuara nga të afërm të afërm të përfaqësuesve të Partisë Socialiste u janë fshirë detyrimet e prapambetura, kundrejt ryshfeteve.

Denoncimi i Berishës
Për kanabistët dokumenti i partisë është mbi ligjin (po bëjmë shtet). Ata marrin gratis energjinë!?!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Miremengjes ju uroj shëndet. Lutemi bëjëni publik kete problem.lokalet dhe restorantet e bashkisë Krujë e shumë bar kafe qe harxhojnë 3 deri ne 4 milionë lekë energji elektrike paguajnë 20 % te vlerës pjesën tjetër kesh ryshfet në dorë nga drejtues te OSSHE dhe tek kryetari bashkisë z Artur Bushi. Ka te dhëna se shumë bizneseve dhe familjarëve partiak PS u janë fshirë detyrimet e prapambetura kundrejt pagesës. Kurse ndërtuesit pa leje kanë paguar dy here ryshfet ne bashki e ne polici.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook