Ballina Aktualitet Denoncimi/ “Si u rrah dhe mor peng punonjësi i SHISH në parcelat...

Denoncimi/ “Si u rrah dhe mor peng punonjësi i SHISH në parcelat e hashashit nga Habilajt”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme me denoncimet në rrjetet sociale.

Ish-lideri historik i demokratëve ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili i shkruan Berishës se Habilajt rrahën dhe morën peng një punonjës të SHISH.

Postimi i plotë
Habilajt rrahen dhe moren peng punonjesin e SHISH!

Lexoni qendrimin e policise ndaj aktit kriminal. Rama u informua por beri te paditurin. sb

“Psh. Z.Sali Berisha
Dua te denoncoj nje rast te ndodhur ne 20.07.2015 ne nje nga fshatrat e vlores ku une isha puntor ne parcelat e hashashit, te cilet ishin mbjellur nga vet Habilajt. Nje dit kapen dy persona nga rojet e armatosura te cilet kishin hyr ne parcelat e hashashit dhe po filmonin,pas kapjes se personave qe ne fillim u mendua se ishin gazetar’por ne te vertet ata ishin agjent te SHISh. Pasi u kapen u goditen me grushta dhe shqelma qe te tregonin perse kishin ardhur, me pas njeri nga pjestaret e bandes i njohur si Flori Dibres’telefonon policin e vlores dhe i tregon ngjarjen, dhe policia i kerkon qe ti behen foto personave te kapur dhe te lihen te lir dhe nese keta agjend do te hapnin gojen ateher do merej policia me ta duke nenkuptuar se do ekzekutohen nga policia sepse parcelat e habilajve mbroheshin nga vet Sajmir Tahiri.Per kete raste ne informuam vet Ramen por ai nuk reagoj?!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook