Ballina Kryesore Denoncimi/ “Tallavaja dhe era e kërnackave tek Senatoriumi i Korçës po ‘vret’...

Denoncimi/ “Tallavaja dhe era e kërnackave tek Senatoriumi i Korçës po ‘vret’ pacientët”

Duke vijuar me denoncimet e tij në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një videomesazh që i ka ardhur nga “qytetari dixhital”.

Berisha shkruan në ambjentet e brendshme të Senatoriumit të Korçës ndodhet një biznes tallava.

Qytetari i shkruan Berishës se përveç zhurmës shqetësuese nga muzika e lartë, një tjetër problem për pacientët është dhe era e qofteve nga ky biznes. 

Postimi i Berishës
Biznes tallava e qeveritareve te Norieges ne vend te ilaçeve ne Sanatoriumin e Korçes!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
“Me lejoni tju dergoj disa pamje nga spitali senatoriumi i korçes ku brenda ambjentit te tij ndodhet nje biznes tallava. Zhurma e tmershme jo vetem qe shqeteson pacientet po i semur me keq ata. Lere zhurmen qe seshte hiç para tymit te kernaceve e qebaptores te ketij biznesi. Ju qe jeni doktor e dini me mire qe te semuret e senatoriumit duan ajer e jo tym qebaptoreje. Shumica e te semureve vijne marin mjekimin e shkojne qetsohen ne shtepi se ketu eshte makth.Besoj e vini re dhe tymin qe del. Po megjithate nqs keni mundesi dergoni dike ta vertetoje nga brenda spitalit megjithese e di gjith korça se çbehet ketu.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook