Ballina Kryesore Deputeti demokrat e kap keq me Spiropalin: “Donikë” ty të nxjerr “SkEDIbeu”...

Deputeti demokrat e kap keq me Spiropalin: “Donikë” ty të nxjerr “SkEDIbeu” sa herë ka hall. Si çikë e denjë partie që je edhe…

Pas akuzave të deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ndaj Bashës ku i kërkonte kryedemokratit të mbyllte gojën, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Salianji me ironi shprehet se “SkEDIbeu”, duke iu referuar kryeministrit Rama, nxorri “Donicën”, duke iu referuar Spiropalit, të shfryjë hallin që iu ka rënë.

Ndër të tjera deputeti demokrat shkruan se “Donica”, edhe mesazhin e ndërkombëtarëve e lexoi kokëposhtë, si çikë e denjë partie.

Statusi i plotë i deputetit të PD-së
Sk-Edi-beu nxorri Donicën të shfryjnë hallin që iu ka rënë, si goja e vetme që mund të bëjë pis drejtesinë, sepse pret radhën e hetimit të milionave të doganave, për të cilat ka folur së pari Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pasi i thirri dje gazetarët që ti perdorte si mjegull, duke i spërkatur me stërkalat e vrerit, se i duhej te mbulonte skandalin e qafirëve dhe tahirëve, nxorri Donicën sot të lëpinte me krenari për socialistet mbetjet e turpit ndërsa lexonte mesazhin e ndërkombëtarëve kokëposhtë si çikë e denjë partie .

Mesazhi është i qartë:

1. Askush mbi ligjin. Pra të gjithë të barabartë para ligjit, si cdo qytetar që arrestohet dhe përballet me drejtësinë kur akuzohet nga prokuroria e shtetit ashtu duhet të ndodhë edhe me Ramën, Saimirin, Elisën, e të tjerë me radhë.

2.Zbulimi i të vërtetës por jo gjyqe si në komunizëm. Gjyqet bëhen sipas parimit të ndarjes dhe balancimit të pushtetit Check and Balance, pra secili institucion tagrin e vet; jo si në komunizëm ku byroja politike bënte fiks siç ju bëtë, gjyqe politike per fajësi ose pafajësi.

3. Inkurajojmë prokurorinë dhe gjykatën. Nuk është thënë inkurajojmë byronë politike. Tahiri duhet ti dorëzohej drejtësisë të vendoste fajësinë ose pafajësinë

Frika që po i ha shpirtin e bën të nxjerrë këto t’i venë gjoksin plumbave të armikut te jashtëm dhe të brendshëm. Frika po gërryen këta, mosndëshkueshmëria po iu ha shpirtin gjithë shqipëtarëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook