Ballina Kryesore Deputeti demokrat publikon videon: Drejtori i Shëndetit Publik kapet “mat” duke korruptuar...

Deputeti demokrat publikon videon: Drejtori i Shëndetit Publik kapet “mat” duke korruptuar policët

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka publikuar një video ku thotë se Drejtori i Shëndetit Publik në Kolonjë, është kapur në flagrancë për korruptim të policëve rrugorë dhe është liruar me urdhër partiak, ndërsa vijon ende detyrën.

Ai thotë se Pandi Cungu, aktualisht Drejtor i Shëndetit Publik në Kolonjë është arrestuar për korruptim të policëve.

Për më tepër ai thotë se është proceduar dy herë nga prokuroria por sërish vijon aktivitetin normal.

Statusi i Salianjit
Në Tiranë ordiner që korrupton policët, në Kolonjë drejtor i Shëndetit Publik i Rilindjes.
Rilindja nuk është qeveri, është regjim propagande, ku edhe letrat anonime i shkruan vete dhe hallexhinjtë i korrupton në hall.
Drejtorët e Rilindjes kanë kriter të jenë gjobëvënës, të korruptuar, të pashkollë dhe inkriminuar.
Emërimet e Peleshit në Korçë janë vetëm një nga provat e këtij regjimi shushunjash.
Në Kolonjë Pandi Cungu është Drejtor i Shëndetit Publik por në Tiranë është ordiner që policia e arreston për korruptim dhe kuptohet qe e liron sapo ndërhyn partia!!
Shteti i Rilindjes dënon dhe shkatërron qytetarët ndërsa për rilindasit pavarësisht se kapen nga kamerat trupore të policisë me semafor te kuq dhe me para për të korruptuar policinë lihen të lirë dhe bëhen drejtorë. Kjo lloj specie del i lirë dhe vazhdon të drejtojë shëndetin publik te kolonjarëve.
I proceduar nga prokuroria dy herë dhe i kapur në shkelje drejtoruci i PS vazhdon aktivitetin e tij normal si drejtor ndërkohë që mijëra qytetarë vuajnë nëpër komisariate dënime dhe për gjoba të pamerituara.

Në Tiranë ordiner që korrupton policët, në Kolonjë drejtor i Shëndetit Publik i Rilindjes.Rilindja nuk eshte qeveri eshte regjim propagande, ku edhe letrat anonime i shkruan vete dhe hallexhinjtē i korrupton në hall. Drejtorët e Rilindjes kanë kriter të jenë gjobëvënës , të korruptuar, të pashkollë dhe inkriminuar. Emërimet e Peleshit në Korçë janë vetëm një nga provat e këtij regjimi shushunjash. Në Kolonjë Pandi Cungu është Drejtor i Shëndetit Publik por në Tiranë është ordiner që policia e arreston për korruptim dhe kuptohet qe e liron sapo ndërhyn partia!!Shteti i Rilindjes denon dhe shkatërron qytetarët ndërsa për rilindasit Pavarësisht se kapen nga kamerat trupore të policisë me semafor te kuq dhe me para për të korruptuar policinë lihen të lirë dhe bëhen drejtora. Kjo lloj specie del i lirë dhe vazhdon të drejtojê shendetin publik te kolonjarëve. I proçeduar nga prokuroria dy herë dhe i kapur në shkelje drejtoruci i PS vazhdon aktivitetin e tij normal si drejtor ndërkohë që mijëra qytetarë vuajnë nëpër komisariate dënime dhe për gjoba të pamerituara.

Posted by Ervin Salianji on Saturday, August 4, 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Zv/kryeministrja thotë fjalët e saj të para në Kuvend: Jam rishtare këtu por s'jam naive