Ballina Kryesore Deputeti demokrat sulmon Ramën: Edvinoviçi po liron kriminelët e rilindjes, ndërsa qytetarët...

Deputeti demokrat sulmon Ramën: Edvinoviçi po liron kriminelët e rilindjes, ndërsa qytetarët dergjen pas hekurave

Pas zhvillimeve më të fundit në vend, që nga shkarkimi i Besim Hajdarmatajt nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda deri tek lirimi i ish-deputetit socialist Mark Frroku, ka reaguar deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Balliu thekson se krimi në drejtësi ka liruar rilindasit nga prangat.

“Edi Rama pasi vuri në ‘gjumë’ prokurorin e Saimir Tahirit, po nxjerr nga qelia e burgut një tjetër zyrtar bandit. EDVINOVIÇI po përgatit lirimin e Mark Frrokut, deputeti i dënuar për vrasje”, shkruan Balliu ndër të tjera.

Reagimi i plotë
KRIMI NË DREJTËSI LIRON RILINDËSIT NGA PRANGA
Çunat e Edi Ramës të lirë dhe të pakapshëm nga drejtësia e rilindur nga kryebanditi Kryeministër.
EDVINOVIÇI Kryeprokuror po bën gjithçka që rilindësit kriminelë të shijojnë lirinë dhe paratë e drogës.
Edi Rama pasi vuri në ‘gjumë’ prokurorin e Saimir Tahirit, po nxjerr nga qelia e burgut një tjetër zyrtar bandit. EDVINOVIÇI po përgatit lirimin e Mark Frrokut, deputeti i dënuar për vrasje.
Kjo është drejtësia e reformuar!
Banditët të lirë qytetarët pas hekurave

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook