Ballina Kryesore Deputeti demokrat: Të largohet një orë e më parë Fatmir Xhafaj, po...

Deputeti demokrat: Të largohet një orë e më parë Fatmir Xhafaj, po shkatërron provat kundër të vëllait

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen e të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Paloka thekson se rasti i Xhafajt mund të jetë i vetmi në botë që kapet duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu Paloka nënvizon se Xhafaj duhet të largohet, pasi sipas tij po shkatërron provat kundër të vëllait.

Statusi i plotë
Pse hesht Ministri i Brendshëm?
Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.
Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.
Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:
1. Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës
2. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge
3. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg.
4. Pengon zbatimin e ligjit antimafia.

LEXO EDHE:  Thirren në Prokurori zyrtarët e PD-së për audio-përgjimin e Agron Xhafajt

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook