Ballina Kryesore Derbi “San Siro”, Interi vendos rekord tifozësh në stadium

Derbi “San Siro”, Interi vendos rekord tifozësh në stadium

Virtualisht, nuk ka më bileta në treg për një vend në “San Siro” me rastin e derbit, Inter-Milan. Më pak se dy javë nga superndeshja e Serisë A, të dhënat rreth shitjes së biletave janë impresionuese.

Po ezaurohen edhe vendet e fundit, ndërsa ka mbetur një numër i kufizuar biletash vetëm në zonën VIP, që kushtojnë shumë shtrenjtë dhe si dhe ato të sektorit ku do të jenë akomoduar tifozët e Milanit.

Por edhe në këtë sektor kanë mbetur shumë pak bileta në shitje, pasi pjesën më të madhe e kanë marrë të abonuarit dhe ata që kanë teserën “Zemra kuqezi”. 8700 biletat e fundit pritet të fluturojnë brenda pak orësh, sapo të dalin në shitje.

Do të jenë afërsisht 77 000 të pranishëm në “San Siro”. Kujtojmë që kapaciteti maksimal është reduktuar në disa qindra për shkak të punimeve që po kryehen në këtë impiant. “San Siro” do të jetë mbushur në kapacitet të plotë edhe në përballjen e 6 nëntorit Inter-Barcelona, ku pritet të shënohet edhe rekordi absolut sa u përket të ardhurave nga shitja e biletave.

Tetorin e kaluar, pra një vit më parë, në ndeshjen Inter-Milan, u arkëtuan nga biletat 4 864 749 euro. Këtë sezon numri i të abonuarve është rreth 40 mijë, e sërish pritet të mblidhen më shumë para.

Rekordi absolut i të ardhurave, 5 297 508 euro, është arritur në derbin e Italisë me Juventusin, më 26 prill. Ezaurimi i të gjitha biletave në derbin milanez konfirmon rekordin e pjesëmarrjes së tifozëve zikaltër në këtë fillim sezoni. Interistët e kanë fituar kampionatin e abonimeve dhe tani janë në krye të klasifikimit sa u përket numrit të tifozëve për ndeshje në këtë fillim sezoni, me 58 846 tifozë të pranishëm, mesatarisht, në 6 ndeshjet e para zyrtare.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët kisha e Shën Spiridhos, zjarri shkon deri te varrezat