Ballina Kronike Dëshmia e Vis Martinaj, çfarë u tha prokurorëve për 120 minuta

Dëshmia e Vis Martinaj, çfarë u tha prokurorëve për 120 minuta


E ftuar në emisionin “Kjo Javë” gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e Ervis Martinajt, i cili është pyetur nga prokurorët në një spital privat në Tiranë.

Sipas Lalës, Martinaj ka deklaruar se e ka mik të dashurin e Elvana Gjatës, ndërsa prezenca në lokalin ku ndodhi ngjarje ishte tërësisht e rastësishme dhe se nuk kishte gisht në ngjarje.

“Me Matën jemi shumë miq, jemi takuar bashkë ne lokal. Nuk kam lidhje me sherrin dhe jam gjetur rastësisht aty. Personat e plagosur ishin me mua po unë nuk kam lidhje. Ervis Martinaj është pyetur në një spital privat, është pyetur nga dy prokurorë të çështjes. Ervis Martinaj mohon kategorikisht të jetë pjesë e sherrit. Ai mohon të ketë pasur gisht në këtë ngjarje të rëndë. Burime të tjera thonë se ka qenë një rast i mëparshëm konflikti mes tyre. Dëshmia e tij ka zgjatur 1:30 minuta. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, është dërguar për ekspertizë se kujt i përkasin shenjat e gishtave”, – ka sqaruar Lala.