Ballina Aktualitet DETAJE/ Tentoi të grabiste bankën në Lushnjë, kush është ushtari profesionist në...

DETAJE/ Tentoi të grabiste bankën në Lushnjë, kush është ushtari profesionist në detyrë (Emri)

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në këtë qytet, ku u tentua grabitja e një banke të nivelit të dytë.

Mësohet se autori është një 25-vjeçar nga Berati, i cili është ushtar profesionist në detyrë.

Bëhet fjalë për shtetasin Olcion Muço, i cili është vënë në pranga nga Policia e Lushnjës.

Sipas policisë, 25-vjeçari hyri në bankë i maskuar dhe me armë, por pasi i mbyllën dyert e bankës, ai ka qëlluar disa herë me armë zjarri.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë kanë ndërhyrë Shërbimet e Policisë, duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit, i cili tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maskën, dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekuestruan 8 gëzhoja pistolete TT, të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook