Ballina Kronike DETAJET/ Zbardhen motivet e atentatit ndaj biznesmenit të njohur, autori punonjës i...

DETAJET/ Zbardhen motivet e atentatit ndaj biznesmenit të njohur, autori punonjës i SHKB së Burgjeve

DuaLajm.com” ka mundur të mësojë detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka në Tiranë mbremjen e sotme.

Sipas policise, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në zonën e Pazarit të Ri teksa Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKB-së së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka plagosur me armë zjarri biznesmenin Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili është plagosur në pjesën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e deritanishme “DuaLajm.com” mëson se djemtë e shtetasve të sipërmëndur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye ata si prindër kishin lënë një takim në zonën e “Pazarit të Ri” për të biseduar në lidhje me konfliktin e ndodhur mes fëmijëve të tyre.

DuaLajm.com” mëson se biseda midis Kleant Musabelliut me Pëllumb Gjoken ka kaluar në konflikt, ku Kleant Musabelliu, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në njërën gjymtyrë (këmbë) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale