Ballina Kryesore “I dhe 32 milionë euro tendera 5 kriminelëve”, Dako i përgjigjet Kryemadhit:...

“I dhe 32 milionë euro tendera 5 kriminelëve”, Dako i përgjigjet Kryemadhit: Gjeji kush janë

Pas akuzave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila deklaroi dje se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka dhënë 32 milionë euro tendera për kriminelë, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Dako theksoi se Bashkia për një vit ka dhënë 9 milionë euro tendera, ndërsa i bëri thirrje Kryemadhit që të gjejë kriminelët që kanë lidhje me të.

“Ndërsa për pretendimin e znj. Kryemadhi se këto tendera i kanë fituar 5 kriminelë, unë i bëj thirrje znj. Kryemadhi dhe gjithkujt tjetër që të gjejnë kush janë kriminelët në këtë listë të fituesve të këtyre tenderave”, shkruan Dako.

Reagimi i Dakos
Duke marrë shkas nga deklarata e kryetares së LSI-së znj. Monika Kryemadhi, e cila përmendi Bashkinë Durrës, në respekt të opinionit publik dhe në kuadër të transparencës së plotë, dua të bëj sqarimin që vijon:
Znj. Kryemadhi pretendon që Bashkia e Durrësit ka dhënë 32 milionë euro tendera vetëm për këtë vit, por e vërteta është se Bashkia e Durrësit ka dhënë 9 milionë euro tendera për një periudhë 18 mujore.
Ndërsa për pretendimin e znj. Kryemadhi se këto tendera i kanë fituar 5 kriminelë, unë i bëj thirrje znj. Kryemadhi dhe gjithkujt tjetër që të gjejnë kush janë kriminelët në këtë listë të fituesve të këtyre tenderave.
Bashkia e Durrësit nga 1 Janar 2017 deri në Prill 2018 ka dhënë këto tendera:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook