Ballina Aktualitet Dhunoi bashkëshorten dhe e detyroi të abortojë, 41-vjeçari nga Tirana përfundon në...

Dhunoi bashkëshorten dhe e detyroi të abortojë, 41-vjeçari nga Tirana përfundon në pranga

Një 41-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Shtetasi me iniciale J.M përfundoi në pranga pasi ka ushtruar dhunë dhe ka detyruar bashkëshorten e tij me iniciale F.M, 36 vjeç të pijë një medikament për të abortuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi më datë 01.04.2018, në Valias, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes F.M, vjeç 36, duke e detyruar të pijë medikament për të abortuar, e cila pasi ka marrë mjekimin në spital për disa ditë, është larguar në banesë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook