Ballina Aktualitet “Di shumë më shumë nga ç’mund të flas”, ish-ministri i Brendshëm lëshon...

“Di shumë më shumë nga ç’mund të flas”, ish-ministri i Brendshëm lëshon deklaratën “bombë”: Të paktën 30 deputetë të PD…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, i pyetur nga gazetari Fevziu mbi ngjarjet e fundit, ka bërë një deklaratë të fortë për sa i përket gjërave që di.

Tahiri deklaroi se di shumë e më shumë gjëra, por të cilaat nuk mund t’i flasë dot. Teksa foli për kohën kur ishte ministër, Tahiri tha se kur arrestoheshin bandat prej tij, gjykatat i lironin.

Tahiri: Di shumë më shumë nga ç’do flas sot

Fevziu: Bëni mirë të flisni

Tahiri: Më lër të mbaroj, këta që flasim, banditët s’janë të paprekshëm, policia i arreston, por ka histori pandëshkueshmërie.

Tahiri akuzoi gjithashtu edhe të paktën 30 deputetë të PD që kanë dalë me kriminelë në makinën e tyre jashtë shtetit.

LEXO EDHE:  Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, reagon për herë të parë Saimir Tahiri

“Vetëm në opozitën e sotme dhe të djeshme gati 30 deputetë që kanë dalë jashtë Shqipërisë me makinat e tyre dhe të disa njerëzve që kanë pasur rekorde droge”, deklaroi Tahiri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook